Ugandë, i jepet fund bllokimit më të gjatë në botë për shkak të Covid-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkollat e Ugandës u rihapën për nxënësit të hënën, duke i dhënë fund ndërprerjes më të gjatë të shkollave në botë për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas mediave të huaja, rihapja shkaktoi bllokim trafiku në disa zona të kryeqytetit, Kampala, si dhe janë parë numër masiv i nxënësve në rrugë, diçka që nuk është parë këtu për gati dy vjet.

Shkollat e Ugandës janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht për më shumë se 83 javë, ndërprerja më e gjatë në botë, sipas shifrave nga agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara, mbyllje që ka prekur më shumë se 10 milionë nxënës.

Vendi i Afrikës Lindore me 44 milionë banorë mbylli fillimisht shkollat në mars të vitit 2020, menjëherë pasi rasti i parë i coronavirusit u konfirmua në kontinentin afrikan.

Disa klasa u rihapën për studentët në shkurt 2021, por një bllokim total u vendos përsëri në qershor pasi vendi u përball me rritjen e tij të parë të madhe.

Për shumë prindër, rihapja ishte shumë e vonuar.

“Në mënyrë të pashmangshme, ne duhet të hapim shkollat”, tha Felix Okot, babai i një fëmije 6-vjeçar. “E ardhmja e fëmijëve tanë, e ardhmja e kombit tonë, është në rrezik”.

Shkollat e vendit nuk mund të “presin përgjithmonë” fundin e pandemisë, paralajmëroi ai.

Disa kritikë theksuan se qeveria e presidentit Yoweri Museveni – që ka mbajtur pushtetin për 36 vjet dhe gruaja e të cilit është ministre e arsimit – bëri pak për të mbështetur mësimin në shtëpi.

Museveni e justifikoi bllokimin duke këmbëngulur se studentët e infektuar ishin një rrezik për prindërit e tyre dhe të tjerët.

Share This Article