Uji i fshatit Nasalë shëron shumë sëmundje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Uji i fshatit të Kosovës, Nasalë konsiderohet prej shumë njerëzve si ujë shërues për shumë sëmundje

Aty ku fillojnë vargmalet e Karadakut, buzë lumit Morava gjendet fshati Nasalë, i cili i tëri fle mbi ujëra minerale.

Kryetari i fshatit Ruzhdi Selimi, ka thënë se ky ujë që gjendet në këtë fshat, dikur kishte shërbyer për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Ai ka treguar edhe se të shumtë janë njerëzit që vijnë edhe prej fshatrave tjera, për të marrë ujë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme si: gurët në idhëz, sëmundjet reumatike eti.

“Fshati Nasalë është në ujërat minerale, me minerale janë edhe kodrat, këtu vijnë prej shumë fshatrave me marrë ujë për sëmundje të ndryshme reumatike, gurëve në idhëz, stomak etj”, ka thënë ai për TvDukagjini.

Ndërkaq, ky ujë shërues ka lidhjen me banjën e Kllokotit.

Share This Article