ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Belinda Balluku mbërrin në SPAK 1 hour ago
Takimi me liderët politikë, Osmani: Kurti ka kërkuar edhe një takim, presim deri në 5 nëntor 1 hour ago
PROFIL/ Kush ishte Fatos Nano, themelues dhe lider historik i Partisë Socialiste 2 hours ago
Ndahet nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano 2 hours ago
Përfundon takimi i presidentes Osmani me partitë, lihet e hapur mundësia e zgjedhjeve të reja 2 hours ago
Next
Prev
Home Diaspora

UJKU NË AKSION PËR KAPIEN E KËSULKUQES (DIASPORËS)

albnews by albnews
9 November, 2023
in Diaspora, Opinion, Shqiperia
0
UJKU NË AKSION PËR KAPIEN E KËSULKUQES (DIASPORËS)
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

nga Ardi Omeri

Sot, pasi pashë një “reklamë” të Ambasadës Shqiptare në Athinë për promovimin e një “poete, shkrimtare” dhe botuese nga Shqipëria, me një pompozitet që i kalonte atyre për Kadarenë, dhe më erdhën ndër mend shumë, dhjetëra, qindra krijues të aftë dhe shumë të mirë, në shqip dhe greqisht që jetojnë në Athinë dhe gjetkë në Greqi, të cilët Ambasadorja Luela Hajdaraga mund dhe duhet ti promovojë çdo ditë, se i ka aty dhe falas, hyra në Minsitrinë për Punët e Jashtme dhe Europën.

RelatedPosts

Përplasje në qeveri / Edi Rama i kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut pas hetimeve nga SPAK

Predispozicioni, favorizimet paraprake dhe njëanshmëria e qeverisë lokale

Emigrantit i jepet 500 paund për abuzues seksual pasi kërcënoi të prishë deportimin.

Bir Selmani nënës kë të qaj më parë?!

Ministri Igli Asani që i bënte thirrje Diasporës dhe pastaj me radhë disa eksponentë të Diapsorës që promovonin Ditën e Arbëreshëve dhe të Diasporës. Faqe pas faqe më del video që kam postuar poshtë, të cilën unë tani nuk e shoh më, por linkun ma sollën. Aty është zëvendës ministrja e Punëve të Jashtme, zonja Artemis Malo. Mos u habisni kur ta shihni me atë pamje me flokë mbi sy, apo…, s’po e përkufizoj, por ju them çfarë komentova unë para se të bllokohesha:

Kjo pamje nuk është për një Zëvendës Ministre të Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Nuk e di zonja që ka një kod etike dhe nuk lejohet që flokët të të rrijnë mbi sy, qoftë edhe vetëm mbi njërin sy tërë kohës? Bota ka rregulla strikte për diplomatët dhe zyrtarët e lartë, dhe nuk përdor të njëjtat kritere si Shqipëria…

Mjaftoi kjo dhe unë u bllokova. Ajo me siguri do e ketë lexuar shkrimin tim të mëparshëm për Diasporën dhe nuk ma ka falur, sidomos kur i cekja pjesën që: “ka dërguar vajzën me paratë e shqiptarëve në Bruksel për studime dhe ajo nuk ka qëndruar atje por paratë i merrte sikur jetonte aty. Që edhe kur shkonte për qejf, ambasadën tonë në Bruksel e ktheu në shërbëtore të vajzës së saj. “

Në fakt lista e ministrave dhe zv ministrave që më kanë bërë bllok është e gjatë, madje fillon nga Kryeministri e me radhe Ministrja e Kulturës etj. E në të gjitha unë vetëm kam denoncuar korrupsionin, kam denoncuar parregullsitë, etikën, poshtërsitë. Por ja që qeveritarëve tanë nuk i pëlqen të kritikohen, e aq më tepër ti përmendësh dallaveret korruptive.

Tani të flasim pak për diasporën.

Unë e di që Kryeministri e ka për zemër, si çdo sektor të shqiptarisë dhe e do “për vete” prandaj ka vënë në krye të punëve emisarët e tij që të përzgjedhin Drejtuesit e Diasporës, e madje, e kam cekur në një shkrim, kjo zëvendës ministrja ka pas dash që ditën e minoritetit dhe atë të diasporës ta njehsojë në një datë. Nuk di sa e vërtetë është por ku ka zë nuk është pa gjë. Dhe ja, dita e Arbëreshëve po përkon me ditën e Samitit të Diasporës.

Pse vallë?

A nuk mundeshin që Arbëreshët të vinin e të festonin më vete e pas disa ditësh të bëhej edhe Samiti i Diasporës por më parë të përzgjidheshin delegatë nga i tërë komuniteti nëpër botë. Pse duhej të bëhej “hyrje e lirë” për të gjithë ata që ndodhen në Shqipëri apo ata që janë jashtë dhe duan të marrin pjesë, “janë të mire se ardhur!”

KUPTOJENI PAK: Drejtuesit në podium që përshëndesin “spektatorët” në sallë të cilët kanë ardhur të marrin pjesë në Samit dhe të dëgjojnë Artemisa Malon me atë paraqitje alabake (që të mos i ve emër tjetër) dhe experiencë në ”menaxhimin e parave të shqiptarëve për familjen e saj, apo edhe ambasadorët në Greqi e Francë e tjetër kund, që bëjnë qoka me botues e shkrimtarë “për të ndarë momente hokatare së bashku”, pse jo edhe “ndonjë kockë…apo thelë…”, të dëgjojnë militantet e rilindasve që janë thirrur të bëjnë “kolonën e pestë” mes diasporës në mënyrë që edhe këtë pjesë të Shqipërisë jashtë kufinjve zyrtare ta kontrollojë Kryeministri.

Unë në atë shkrim, të cilin e kam quajtur “diaspora kërkon të përfaqësohet me dinjitet” i kam bërë thirrje zotit Rama: Këta njerëz që sot kanë bërë sukses falë punës së tyre plot vuajtje e sakrifica dhjetëra vjeçare, kanë ikur nga Shqipëria sepse kanë urryer burokracinë, korrupsionin monist që i la të varfër dhe pa shkolla, pa punë e pa bukë, mos kërkoni bashkëpunimin me ta me të njëjtat metoda, forma dhe mashtrime si ata të cilët i bënë të ikin nga prindërit e tyre nga familjet e tyre, nga atdheu.

Në fakt, po shoh që bëhet e njëjta gjë. Misionarët, patronazhistët e lartë të rilindjes së Kryeministrit janë në aksion për kapjen e Diasporës. Uroj vetëm që ata që do marrin pjesë në këtë “tubim alla kryeministror” të mos bien në grackën e kësaj manovre.

Kujdes vëllezër,- Përralla ujkut me kësulkuqen është më aktuale se kurrë.

Ardi Omeri

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Belinda Balluku mbërrin në SPAK

Belinda Balluku mbërrin në SPAK

31 October, 2025
Takimi me liderët politikë, Osmani: Kurti ka kërkuar edhe një takim, presim deri në 5 nëntor

Takimi me liderët politikë, Osmani: Kurti ka kërkuar edhe një takim, presim deri në 5 nëntor

31 October, 2025

PROFIL/ Kush ishte Fatos Nano, themelues dhe lider historik i Partisë Socialiste

31 October, 2025
Ndahet nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano

Ndahet nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano

31 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result