Një ujk dyshohet të jetë “autori” i disa sulmeve që po ndodhin në zonën e Vastos në Itali. Sipas raportimeve të mediave në vend, tre persona janë sulmuar nga ujku, i cili dyshohet të ketë sulmuar edhe një qen të lidhur me zinxhirë në Palombaro në maj.
Gjatë natës dy 20-vjeçarë dhe një 34-vjeçar sulmuar në gjymtyrët e poshtme në tre episode të veçanta, fatmirësisht pa pasoja të rënda.
Sulmet ndodhën në bregdet, brenda një harku kohor prej gjysmë ore. Karabinierët po verifikojnë se bëhet fjalë për të njëjtën kafshë të egër.
Kështu, rastet e sulmit rriten në dhjetë, i fundit vetëm pak ditë më parë ndaj një çifti.
“Gjuetia” vazhdon me përfshirjen e ekspertëve, patrullave, inspektimeve, kërkimeve me përdorimin e dronëve, kurtheve dhe kafazeve por, për momentin, nuk ka rezultate.