ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura 6 hours ago
Ashtu si Shqipëri-Angli edhe në ndeshjen Kosovë-Zvicër, drejtësinë do ta vendosë një arbitër i njohur italian… 6 hours ago
BE propozon “Shengen ushtarak” 6 hours ago
Formimi i Qeverisë së Kosovës, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme 6 hours ago
Zvicra “hap dyert”, 85 mijë vende pune për të huajt me paga deri në 6.500 euro 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Ukraina akuzon Moskën për “luftë gazi”, rritet çmimi në bursa

albnews by albnews
26 July, 2022
in Bota
0
Ukraina akuzon Moskën për “luftë gazi”, rritet çmimi në bursa
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rusia shton presionin ndaj Europës. Kompania shtetërore Gazprom njoftoi reduktimin e furnizimit me gaz të lëngshëm natyror përmes gazsjellësit Nord Stream 1, me arsyen se po heq nga funksioni një tjetër turbinë për ta riparuar.

Kjo vjen disa ditë pasi Moska rinisi dërgesat e gazit për në Europë përmes Gjermanisë. Gazsjellësi u mbajt i mbyllur për 10 ditë në punime mirëmbajtëse, teksa kjo shtoi frikën se furnizimet nuk do të nisnin ndonjëherë. Reduktimi i furnizimit bëri që Ukraina të akuzojë Rusinë se po zhvillon “një luftë gazi” kundër Europës dhe se “po terrorizon” njerëzit.

RelatedPosts

Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura

BE propozon “Shengen ushtarak”

Zvicra “hap dyert”, 85 mijë vende pune për të huajt me paga deri në 6.500 euro

“Sërish ne pamë kërcënime të reja të gazit për Europën. Pavarësisht dorëzimit të turbinës Nord Stream, Rusia nuk po planifikon të rifillojë furnizimin me gaz në vendet europiane, siç është e detyruar të bëjë sipas një kontrate. E gjithë kjo është bërë nga Rusia me qëllim për ta bërë sa më të vështirë që europianët të përgatiten për dimër.

Dhe kjo është një luftë e hapur gazi që Rusia po bën kundër një Europe të bashkuar, pikërisht kështu duhet të perceptohet. Dhe atyre nuk u intereson se çfarë do të ndodhë me njerëzit, si ata do të vuajnë nga uria për shkak të bllokimit të porteve ose nga të ftohtit dhe varfëria… Ose nga pushtimi”, tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Gazprom njoftoi se duhej të ndërpriste rreth gjysmën e furnizimit për punimet mirëmbajtëse, por qeveria gjermane tha se nuk kishte asnjë arsye teknike për të marrë një vendim të tillë. Nord Stream 1, që kalon në Detin Baltik nga Rusia për në Gjermani, ishte përgjegjës për 40 për qind të furnizimeve të Europës me gaz gjatë vitit të kaluar.

BE-ja ka akuzuar Moskën se po e përdor energjinë si një armë. Ndërkohë, kufizimi i furnizimeve ka dhënë menjëherë efekt. Në bursat europiane, çmimi i gazit të lëngshëm është rritur deri në 10 për qind.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura

Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura

18 November, 2025
Ashtu si Shqipëri-Angli edhe në ndeshjen Kosovë-Zvicër, drejtësinë do ta vendosë një arbitër i njohur italian…

Ashtu si Shqipëri-Angli edhe në ndeshjen Kosovë-Zvicër, drejtësinë do ta vendosë një arbitër i njohur italian…

18 November, 2025
BE propozon “Shengen ushtarak”

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 November, 2025
Formimi i Qeverisë së Kosovës, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme

Formimi i Qeverisë së Kosovës, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme

18 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result