Ukraina arreston ish-ushtarin britanik, dyshohet se spiunonte për Rusinë! 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një britanik, ish-anëtar i forcave të armatosura, po mbahet në Ukrainë nën dyshimin për spiunazh për Rusinë, sipas SBU-së ukrainase.

Ross David Cutmore, rreth 40 vjeç, u arrestua tetorin e kaluar në shtëpinë e tij në Kiev. Autoritetet ukrainase zbuluan sot emrin e tij dhe më shumë informacion rreth tij.

Cutmore kishte mbërritur në Ukrainë disa muaj më parë për të stërvitur luftëtarë, por autoritetet ukrainase zbuluan aktivitetet e tij të vërteta me ndihmën e inteligjencës britanike.

SBU njoftoi se britaniku, i cili u paraqit si instruktor ushtarak, në fakt ishte rekrutuar nga FSB-ja ruse, me joshjen e “parave të lehta”. Sipas autoriteteve ukrainase, atij i ishin siguruar armë dhe municione “për të kryer vrasje të synuara në territorin e Ukrainës”.

Një burim i SBU-së i tha ‘Mirror’ se burri “është në paraburgim dhe hetimi është duke vazhduar”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Mediat ukrainase raportuan se ai ishte aktiv në vend gjatë periudhës 2024-2025 dhe akuzohet për kryerjen e “veprimeve të zbulimit dhe sabotimit” në emër të Moskës.

Share This Article