Ukraina bën bilancin e humbjeve të Rusisë: Mbi 500 ushtarë të vrarë dhe dhjetëra avionë e helikopterë të rrëzuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deri më sot, forcat ukrainase kanë arritur të ndalojnë përparimin e rusëve drejt kryeqytetit të tyre, duke hedhur në ajër ura e duke luftuar në disa fronte. Sipas ushtrisë ukrainase bilanci i humbjeve nga ana e rusëve është i rëndë.

Trupa: rreth 5300

Avionë: 29

Helikopterë: 29

Tanke:  191

Mjete transporti të rënda: 816

Topa: 74

Sisteme raktore BUK: 1, RSZV BM: 21, MLRS BM-21: 21

Makineri të tjera: 291

Depozita karburanti: 60

Anije / varka: 2

Sisteme ajrore luftimi: 5

Humbjet e ushtrisë ruse 24-28 shkurt. Burimi: Forcat e Armatosura të Ukrainës

Një ditë më parë, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar një video ku tregojnë momentin që kanë shkatërruar një karvan me tanke rusë, duke përdorur dronë të prodhuar në Turqi.

Gjeneral Lejtnanti Mykola Oleshchuk, shefi i Forcave të Armatosura të Ukrainës, konfirmoi se sulmi ndaj forcave ruse ishte kryer me dronë “Bayraktar TB2”.

Në videon e publikuar shihet momenti kur disa dhjetëra mjete të rënda ruse hidhen në erë nga goditja, pranë qytetin Malyn, rreth 100 kilometra në veriperëndim të Kievit. E gjithë ajo zonë ka qenë e mbushur me luftime intensive në ditët e fundit. Të shtunën, ukrainasit publikuan një tjetër video të karvanit rus të shkatërruar me dronë, në jug të qytetit Kherson.

Dërgesa e parë me këta dronë mbërriti në Ukrainë në vitin 2019, sipas “Wall Street Journal”. Ky lloj droni mund të qëndrojë në ajër për 25 orë, në një lartësi mbi 7,5 kilometra, ndërsa piloti është në gjendje ta kontrollojë nga disa qindra kilometra larg.

Share This Article