Ukraina dërgon punonjës dhe qen kërkim-shpëtimi në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ekip punonjësish të urgjencës ukrainase janë nisur për në Turqi për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit dhe pastrimit nga tërmeti vdekjeprurës që ka ndodhur të hënën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë sot se specialistët ukrainas kanë përvojë të përshtatshme në trajtimin e fatkeqësive natyrore.

Ekipi përbëhet nga pothuajse 90 punëtorë shpëtimi dhe përfshin 10 qen kërkim-shpëtim të trajnuar për të gjetur njerëzit e zhdukur, ka bërë të ditur shefi i policisë kombëtare.

Ndryshe, si pasojë e tërmetit të së hënës, mbi 9 mijë persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri.

Share This Article