Ukraina dhe Rusia pajtohen për armëpushim e shkëmbim të të burgosurve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, janë pajtuar për zbatimin e plotë të armëpushimit në pjesën lindore të Ukrainës deri në fund të vitit. Kështu thuhet në komunikatën e përbashkët, të publikuar pas takimit të liderëve të këtyre vendeve, me ndërmjetësimin e Francës dhe Gjermanisë.

Pas bisedimeve që zgjatën më shumë se tetë orë mes presidentëve të Ukrainës, Rusisë, Francës dhe kancelares gjermane, të cilat u mbajtën me qëllim të arritjes së paqes mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë, palët u zotuan edhe për shkëmbimin e të gjithë të burgosurve deri në fund të vitit.

Presidenti ukrainas, Zelenskiy, tha gjatë një konferecë për gazetarë pas samitit se shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë do të bëhet më 24 dhjetor.

Para bisedimeve në Paris, forcat ukrainase dhe separatistët ishin tërhequr nga tri pika strategjike të konfliktit të armatosur për t’i hapur rrugë zgjidhjes së konfliktit që i ka lënë të vrarë më shumë se 13 mijë njerëz.

Në anën tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, tha gjatë konferencës për gazetarë: “Po, mund të flasim për përmirësim të marrëdhënieve”.

Megjithatë, dy liderët dështuan për të arritur marrëveshje për disa çështje të tjera të rëndësishme, siç janë koha e mbajtjes së zgjedhjeve në lindje të Ukrainës dhe kufijtë në rajonin që nuk kontrollohet nga Kievi, shkruan “Free Europe”.

Share This Article