Zyrtarët ukrainas pritet që të kërkojnë zyrtarisht largimin e Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Pesë anëtarë të këshillit, Rusia, Kina, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, kanë statusin e anëtarëve të përhershëm, që do të thotë se ata mund të vënë veton për çdo votë.
Kjo do të thotë se Rusia ka pasur mundësinë që të vendosë veton ndaj iniciativave që dënojnë pushtimin e saj në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u shpreh të dielën: “Nesër do të prezantojmë zyrtarisht qëndrimin tonë. Ne kemi një pyetje shumë të thjeshtë- a ka Rusia të drejtën të mbetet anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe OKB-së në përgjithësi?”
Ai shtoi se aleatët e Ukrainës kanë rritur potencialin e denuklearizimit të Rusisë.
“Këto çështje nuk diskutohen ende në konferenca për shtyp dhe në deklarata publike nga krerët e shteteve dhe qeverive, por në një nivel më të ulët, njerëzit tashmë po bëjnë pyetjen – çfarë duhet të bëhet Rusia që të mos përbëjë kërcënim për paqen dhe sigurinë.”
Dmytro Kuleba
Nuk është e qartë se si Rusia mund të hiqet nga lista duke qenë se është anëtare e përhershme. Dhe, duke pasur të drejtën e vetos mbi votat, ka të ngjarë ta bllokojë çdo mocion për ta larguar nga lista.