Ukraina eleminon Suedinë me një gol në minutën e 121-të

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ukraina është cerekfinalisti i fundit në “Euro 2020”. E ka leminuar Suedinë dhe në çerekfinale do të përballet me Anglinë.

Ukraina e ka eliminuar Suedinë pas 120 minutave lojë në stadiumin “Hampden Park”, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Kur të gjithë u bën gati që kjo ndeshje të vendoset pas ekzekutimit të penalltive, në minutën e 121-të Artem Dovbyk ka realizuar për rezultatin përfundimtar 2-1.https://streamja.com/embed/2z0g6

Në minutat shtesë, saktësisht në atë të 98’, Suedia mbeti me një lojtar më pak në fushë, Marcus Danielson ka ndërhyrë shumë ashpër në Artem Biesiedin, për t’u përjashtuar nga ndeshja.

Ukraina arriti ta shfrytëzojë këtë epërsi numerike të lojtarëve në fushë për të shënuar golin e fitores atëherë kur të gjithë po i prisnin penalltitë.

Golat tjerë i shënuan në pjesën e parë Oleksandr Zinchenko për Ukrainën dhe Emil Forsberg për Suedinë.

Ukraina shkroi historinë me këtë triumf duke u kualifikuar për herë të parë në histori në çerekfinale të një Kampionati Evropian, ku do të përballet me Anglinë.

Share This Article