Ukraina gati të pajiset me dronë “kamikazë”, arma amerikane që shkatërron tanket

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Biden do të dërgojë në Ukrainë 10 dronë të fuqishëm “Switchblade 600”, të njohur ndryshe me nofkën “dronët kamikazë”, si pjesë e paketës së mbështetjes logjistike për ushtrinë ukrainase që kap vlerën e 30 milionë dollarëve.

Dronët 22 kilësh mund të fluturojnë 40 km dhe të qëndrojnë mbi objektiv për 40 minuta përpara se të sulmojnë me një shpejtësi që arrin 140 km në orë, duke përdorur armatimin special për shkatërrimin e mjeteve të blinduara.

Këto mjete tepër efikase mund të kontrollohen nga një tablet, por mund të programohen për të operuar dhe manualisht.

Lajmi për dërgimin e dronëve “Switchblade 600” në Ukrainë u dha nga Pentagoni, i cili shtoi se ato do të nisen direkt nga fabrika e prodhimit AeroVironment në Kaliforni dhe jo nga rezervat e ushtrisë amerikane.

Share This Article