Një super-tank rus i gjeneratës së ardhme, i cili kushton 4 milion paund është goditur nga forcat ukrainase vetëm disa ditë pasi bëri debutimin e tij në fushën e betejës.
Video e publikuar nga ushtria ukrainase, pretendohet se tregon imazhe të forcave ukrainase duke qëlluar dhe hedhur në erë me sukses një super-tank rus me vlerë 4 milion paund.
Tanku, me çelik të përforcuar dhe një sistem të veçantë mbrojtjeje automatike, besohet të jetë një T-90M shumë I avancuar rus.
Tanku besohet të jetë një nga tanket më të avancuar të Rusisë, i mbrojtur nga një armaturë speciale reaktive.
Armatura është projektuar që të shpërthejë automatikisht kur goditet.
Përveç sistemit të vetësh-përthimit të armaturë, tanku mbrohet edhe me një sistem të automatizuar të mbrojtjes, i cili është krijuar për të lëshuar granata tymi.
Droni që kapi imazhet e shpërthimit po monitoronte tankun T-90M në mes të një sulmi raketor.
Tanku shihet duke u nisur drejt pyllit dhe më pas hidhet në erë nga ushtria ukrainase e përfshirë në sulm.
Ushtria ukrainase tha se sulmi ndodhi në rajonin verilindor ukrainas të Kharkiv Oblast.