Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet, Scholz: NATO do të vazhdojë ta furnizojë me armë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se shtetet anëtare të NATO-s do të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë për sa kohë të jetë e nevojshme, në mënyrë që të vetëmbrohet nga agresioni brutal i Rusisë.

Ndërsa kryeministri britanik, Boris Johnson, thanë nisje të samitit se Rusia ndryshe nga sa kishte shpresuar, me luftën në Ukrainë do të ketë më shumë NATO në kufijtë e saj.

“Rusia ka shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës me këtë luftë brutale. Për këtë arsye është e drejtë që shtetet takohen këtu edhe me qëllimin për të ndihmuar Ukrainën të vetëmbrohet; përmes mjeteve financiare, humanitare, por edhe armëve të cilat i duhen urgjentisht. Mesazhi ynë është: Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, në mënyrë qe vendi të mund të mbrojë veten”, tha kancelari gjerman.

Share This Article