Ukraina lëshon dronët në Moskë, SHBA do i dërgojë avionët F-16

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një dron ushtarak dëmtoi një godinë në qytetin e Moskës, pasi u godit nga mbrojtja kundërajrore ruse.

Bashkia e kryeqytetit njoftoi se përveç disa copave të shpërndara në një zonë që përdoret për ekspozita dhe konferenca, nuk pati asnjë viktimë.

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se ditën e enjte gjatë mbrëmjes shmangu edhe një tjetër sulm mbi luftanijet e veta, të cilat janë ankoruar në Detin e Zi.

Sulmi ukrainas raportohet se u krye me një “barkë të telekomanduar” në kohën kur anijet ruse po lundronin në jugperëndim të Detit të Zi, afër Sevastopolit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, paralajmëroi muajin e kaluar se “lufta” do shkojë në Rusi.

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se do u dërgojnë aleatëve ukrainas avionë luftarakë F-16 nga Danimarka dhe Holanda, sapo të përfundojë faza e trajnimit të pilotëve.

Share This Article