Ukraina padit Rusinë në Hagë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ukraina ka ngritur një padi ndaj Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, pas pushtimit që pësoi nga Moska të enjten e shkuar. Presidenti Zelenksy në profilin e tij në Twitter shkruan se Ukraina dorëzoi kërkesën e tij në Gjykatën e Hagës.

“Rusia duhet të jetë përgjegjëse për manipulimin e nocionit gjenocid, për të justifikuar agresionin. Ne kërkojmë që Gjykata të urdhërojë në mënyrë të menjëhershme ndalimin sulmeve ushtarake dhe gjyqi të nisë javën e ardhshme”, shkruan Zelensky në Twitter.

Ndërkohë në një intervistë në televizionin shtetëror ukrainas, Prokurorja e Përgjithshme Irina Venediktova tha se Ukraina do të provojë se Presidenti rus Vladimir Putin është ‘krimineli kryesor i luftës’.

Share This Article