Ukraina paralajmëron NATO-n: Rusia është gati të na pushtojë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia është gati të pushtojë Ukrainën. Paralajmërimin e bëri ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Rusia ka rreshtuar armatën e saj pranë kufirit tonë që në mars dhe nuk e ka tërhequr më prej aty. Ajo që po shohim tani është një situatë e rënduar, ku Rusia po tregon se mund të aktivizojë me shpejtësi trupat e mbledhura dhe se çdo alternativë, përfshi edhe atë ushtarake, është marrë në konsideratë nga lidershipi rus”, tha Kubela në një konferencë të përbashkët për mediat me Stoltenberg.

Kreu i NATO-s i ka kërkuar Rusisë që të jetë transparente në lidhje me planet e saj ushtarake pas rritjes së numrit të trupave në kufirin e saj me Ukrainën.

Jens Stoltenberg tha se një grumbullim “i madh dhe i pazakontë” i forcave ruse ishte vërejtur në kufi gjatë javëve të fundit.

Share This Article