Ukraina, përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Presidenti Meta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka mbledhur ditën e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare për zhvillimet në Ukrainë.

Mbledhja e nisur në orën 16:00 ka zgjatur rreth 50 minuta.

Të pranishëm kanë qenë Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, deputetë, kryetari i komisionit parlamentar të sigurisë Nasip Naço, zv.ministrja e Jashtme Megi Fino, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë etj.

Kujtojmë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të thirrur nga Kreu i Shtetit nuk ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, të cilët ndodhen në SHBA, ku do të marrin pjesë në Këshillin e Sigurisë të OKB.

Në fokus të kësaj mbledhjeje të thirrur nga presidenti ishte situata e tensionuar në kufirin e Ukrainës dhe paralajmërimet e perëndimit për një pushtim të mundshëm brenda pak orëve nga Rusia, ndërkohë që vetë presidenti i Ukrainës shprehet se nuk ka prova që Rusia do të pushtojë.

Share This Article