P
Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka publikuar një video inkurajuese për ushtrinë e Kievit, e cila sipas mediave ndërkombëtare, është duke u përgatitur për ofensivën ndaj pushtuesve rusë.
Në video iu bëhet thirrje ukrainasve që të bashkohen me forcat e armatosura për të ndihmuar kombin për të arritur “qëllimin e shenjtë për të jetuar në liri”.
“Do të vrasim armiqtë dhe do të hakmerremi ndaj atyre që vranë vëllezërit dhe përdhunuan motrat tona”, thuhet ndër të tjera në video ku paraqiten edhe tanket e perëndimit që pritet të mbërrijnë në Ukrainë.
Ndërkohë, ushtria e Putinit vijon sulmet. Madje, rreth 54 dronë kamikazë të prodhimit iranian u lëshuan nga rajoni verior i Briansk dhe nga Krasnodar Krai në jug.
Objektiv ishte Kievi, teksa kryeqyteti Ukrainas përgatitej të festojë përvjetorin e themelimit të tij. Sipas të dhënave mbrojtja ajrore, arriti të neutralizoj 52 nga 54 dronët e lëshuar duke konsideruar sulmin si një rekord. Sipas kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko pjesët e rëna nga dronët shkaktuan një viktimë dhe një zjarr në një godinë 3-katëshe.