Ukraina rrëzon pretendimet ruse: Po bombardohen dhe civilë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Brendshme në Ukrainë deklaroi në njoftimin e saj të fundit për shtyp se ushtria ruse nuk ka bombarduar vetëm bazat ushtarake gjatë 24 orëve të para të luftimeve.

Sipas zyrtarit të kësaj ministrie Vadym Denysenko, forcat ruse kanë bombarduar 33 zona të banuara gjatë sulmit të tyre duke rrëzuar pretendimet e Rusisë se civilët nuk janë të rrezikuar.

Trupat ruse tashmë janë në rrethinat e Kievit dhe po avancojnë nga të gjitha frontet.

Sipas zyrtarëve ukrainas, operativët rusë kanë hyrë në qytete dhe për këtë arsye iu bënë thirrje banorëve t’i sulmojnë me bomba molotov.

Share This Article