Ukraina shënon rekord të viktimave të koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Ukrainë nga Covid-19 kanë vdekur 57 persona, bëri të ditur Këshilli Kombëtar i Sigurisë të martën.

Kjo shifër ishte për tri viktima më e lartë se rekordi i mëparshëm prej 54 personave të vdekur nga koronavirusi për një ditë, që u shënua javën e kaluar, shkruan The Guardian.

Ky institucion njoftoi se deri më 8 shtator në shtetin e Evropës Lindore janë regjistruar gjithsej 140,479 raste të konfirmuara të personave të infektuar.

Përpos infektimeve, në Ukrainë deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur 2,934 persona, ndërsa mbi 63 mijë janë shëruar.

Përpos me pandeminë, ky shtet është duke u përballur me mungesë stabiliteti në fushën e sigurisë në pjesën lindore për shkak të agresionit nga separatistët e përkrahur nga Rusia.

Share This Article