Ukraina spraps rusët, Moska hakmerret me sulme raketore, Kharkiv e Donetsk pa energji

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia synon të privojë qytetarët nga drita dhe ngrohja, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike rreth lindjes së Ukrainës, në shenjë hakmarrje për kundër ofensivën e trupave të Kievit. Kështu e komentoi presidenti Volodimir Zelenski black out-in që preku miliona njerëz në rajonet lindore të Kharkiv dhe Donetks.

Kryebashkiaku i Kharkivit Ihor Terekhov tha se sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile kishin lënë të shumicën e qytetit pa energji elektrike apo ujë mbrëmjen e së dielës. Ai e cilësoi këtë një përpjekje mizore dhe cinike për t’u hakmarrë ndaj sukseseve të fundit të ushtrisë ukrainase.

Një raketë goditi infrastrukturën. Transformatorët që shërbejnë për qytetin e Kharkivit u dëmtuan. Në godinën e goditur nga raketa kishte dy zyrtarë në detyrë. Njëri është konfirmuar i vdekur ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e të dytit”, tha zv.drejtori i shërbimeve të emergjencës Anatolii Torianyk.

Autoritetet njoftuan se energjia ishte rikthyer, por dy sulme të tjera me raketa u raportuan më vonë. Gjithashtu guvernatori i rajonit të afërt të Sumit, tha se mbi 130 godina në një lagje të vetme ishin pa energji. Probleme të ngjashme u raportuan edhe në rajonet e Dnipropetrovsk dhe Poltava-s.

Sulmet vijnë pas avancimit të rëndësishëm të trupave ukrainase, që nëse do të konfirmohet do të nënkuptojë se ushtria e Kievit i ka trefishuar fitoret territoriale në 48 orë. Sipas raportimeve kundërofensiva i ka marrë Moskës pjesën më të madhe të rajonit të Kharkiv, duke arritur të ngrejë flamurin ukrainas deri pranë kufirit rus.

Presidenti Zelensky tha se 1 mijë metër katrorë ishin rimarrë në kontroll mbrëmjen e së enjtes. territorit iu shtuan 2 mijë km katrorë të çliruara të shtunën në mbrëmje dhe më pas 3 mijë të tjerave të dielën.

Mes qytezave të çliruara janë edhe ato të Izym dhe Kupiansk, të konsideruara jetësore për furnizimin e ushtrisë ruse. Moska konfirmoi se forcat e veta ishin tërhequr nga qytezat, në mënyrë që të rigrupohen.

Share This Article