Ukraina sulmon Krimenë, dëmtohet nëndetësja dhe anija zbarkuese

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ukraina deklaroi të mërkurën se ka sulmuar objektiva detarë dhe infrastrukturën portuale në Krime, në një prej sulmeve më të mëdha kundër flotës dhe marinës ruse në Detin e Zi.

Rusia më herët pretendoi se Ukraina kishte lëshuar 10 raketa dhe tre anije pa pilot gjatë sulmit, i cili shkaktoi një zjarr të madh në një kantier detar të Sevastopolit, duke lënë 24 persona të plagosur.

Guvernatori i instaluar nga Moska pretendoi se shumica e raketave u rrëzuan, por dy anije u dëmtuan nga sulmi. Ukraina ka lënë të kuptohet se sulmi është kryer me raketa të furnizuara nga Perëndimi.

Anijet pa pilot, të njohura me emra të ndryshëm, duke përfshirë dronët e detit dhe varkat-dron, operojnë mbi ose nën ujë. Ato zakonisht kanë eksplozivë të integruar dhe kamera që çojnë pamje drejtpërdrejt te personi që i kontrollon.

Një foto e shpërndarë nga Guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev në Telegram tregon flakët që duket se janë në një anije në port. “Mendohet se ajo është një zonë ku riparohen anijet,” shkruan BBC.

Thuhet se një anije e madhe zbarkuese e quajtur Minsk dhe një nëndetëse e quajtur Rostov-mbi-Don – që të dyja në dok të thatë, janë dëmtuar. Kjo e bën atë një nga sulmet më të rëndësishme të Ukrainës deri më tani kundër flotës së Detit të Zi.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Ria Novosti, ministria ruse e Mbrojtjes tha se të dy anijet do të riparohen plotësisht dhe do të vazhdojnë në shërbimin normal.

Një zyrtar i inteligjencës ushtarake ukrainase Andriy Yusov tha për Reuters: “Ne konfirmojmë se një anije e madhe zbarkuese dhe një nëndetëse u goditën. Ne nuk komentojmë mbi mjetet (e përdorura) për sulmin.”

Share This Article