Ukraina thotë se ka vrarë deri më tani 243 mijë ushtarë rusë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat e Armatosura të Ukrainës thonë se kanë vrarë më shumë se 243 mijë ushtarë rusë qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022.

Ushtria e Ukrainës, sipas të dhënave, gjithashtu i ka shkaktuar dëme të mëdha materiale ushtrisë ruse.

Deri më tani, ata kanë shkatërruar 4,177 tanke ruse, 4,727 sisteme të artilerisë si dhe qindra aeroplanë dhe helikopterë.

Ukraina muaj më parë nisi edhe kundërofensivën e saj të shumëpritur për të flakur tutje rusët nga territoret e tyre.

Luftimet kryesisht po zhvillohen në lindje.

Ditë më parë, një zyrtar amerikan tha se Ukraina ka çliruar 50 për qind të territorit që Rusia ka uzurpuar.

Share This Article