Ukraina thotë se mund të “thyejë” korridorin tokësor të Rusisë me Krimenë para se të fillojë dimri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria ukrainase mund të ketë kohë të mjaftueshme për të thyer korridorin tokësor të Rusisë për në Krimenë e pushtuar përkohësisht edhe para fillimit të dimrit, ndërkohë që pushtuesit vendosën rezervat e tyre “para kohe”.

Kështu deklaroi kreu i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Kyrylo Budanov, i cili foli në një intervistë për The Economist, transmeton Ukrinform, përcjell Telegrafi.

“… Linja e saj (e Rusisë) e parë e mbrojtjes në rrugën më të rëndësishme jugore në Zaporizhzhia tashmë është thyer në disa vende, që do të thotë se operacioni për të shkëputur lidhjet tokësore midis Rusisë dhe Krimesë mund të përfundojë para se të hyjë dimri”, citohet të ketë thënë ai

Share This Article