Rusia kohët e fundit ka vendosur mijëra ushtarë në kufi me Ukrainë dhe ka frikë nga një pushtim. Këto tensione politike po përhapen tani edhe në sport.
Portali “tribuna.com” ka cituar ministrin e Sportit të Ukrainës, Wadym Hutzajt, i cili udhëzoi sportistët ukrainas të qëndrojnë larg sportistëve rusë.
“Duhet të shmangni qëndrimin me rusët apo të bëni foto. Ky është vendi me të cilin ne jemi në luftë. Ju duhet të kontrolloni emocionet tuaja”, ka thënë Hutzajt.

