Me afrimin sezonit veror duket se sa vjen e shtohet kërkesa për të blerë apartamente dhe jo vetëm në bregdetin shqiptar.
Agjenti imobiliar Erjon Almeta i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, foli edhe për blerës jo vetëm nga qytetarëve shqiptarë, por tashmë edhe të huaj.
Dhe sa i përket këtyre të fundit, Almeta bëri me dije se banesat në vijën bregdetare shqiptare ka një interes të shtuar në blerje të qytetarëve ukrainas, rusë apo edhe polakë.
Almeta theksoi se këto banesa përdoren edhe për qëllime fitimi, duke i lënë me qira si ditore ashtu edhe mujore.
Almeta theksoi se interes të lartë për investim ka bregdeti i jugut, ku çmimet e banesave variojnë jo vetëm nga zona bregdetare, por edhe sipas vijës së bregdetit.
Çmimet tha ai kanë një tendencë në rritje të tyre, ku në zonat e preferuar këto çmime variojnë nga 1100 euro metri katror, deri në 1300 euro.
Almeta tha se kjo tendencë do të vijojë në rritje graduale edhe përgjatë 2-3 viteve të ardhshme.