“Ukrainasit filluan luftën në Donbas në 2014”, Putin: Tani duhet t’i japim fund!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
FILE PHOTO: Russian President Vladimir Putin answers questions about his article titled "On the historical unity of Russians and Ukrainians" in Saint Petersburg, Russia July 13, 2021.Sputnik/Alexei Nikolskyi/Kremlin via REUTERS

Presidenti rus Vladimir Putin në një fjalim para studentëve të një shkolle ushtarake në Shën Petersburg tha se synimi i Rusisë është që t’i japë fund luftës së nisur nga Ukraina në Donbas, në vitin 2014.

“Në lidhje me vendimin për fillimin e operacionit ushtarak në Ukrainë, nuk kishte asnjë konsideratë tjetër përveç mbrojtjes së interesave të Rusisë. Asnjë tjetër! Rusia u përpoq në çdo mënyrë të mundshme për të ndërtuar marrëdhënie me Ukrainën. Ne u përpoqëm të ndërtonim marrëdhënie vetëm me mjete paqësore, por megjithatë, armiku ynë gjeopolitik bëri një grusht shteti në vitin 2014 dhe filloi të eliminonte të gjithë ata që ishin të angazhuar për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. U bë e qartë se ndërtimi i marrëdhënieve normale me vendin tonë nuk mund të vazhdonte”, tha Putin.

Më tej ai tha se “pushtimi i Ukrainës nuk është fillimi i një lufte, pasi vetë Kievi filloi luftën në Donbas në 2014. Kjo është një përpjekje për të ndalur këtë luftë. Kam besim se do t’i arrijmë objektivat që kemi vendosur”.

Share This Article