Roman Abramovich edhe duke u larguar nga Chelsea krijon zhurmë, polemika dhe ndan në mendime tifozët por dhe qytetarët e thjeshtë.
Manjati rus njihet për lidhjet e tij me Putin ndaj dhe kritikat e forta e shtynë atë të nxjerrë në shitje klubin londinez teksa shumë lojtarë kanë reaguar për këtë veprim.
Mes tyre edhe John Terry, kapiteni i parë i rëndësishëm i erës Abramovich te Chelsea i cili me një koment në profilin e Abramovich shkruajti “Faleminderit Roman Abramovich, pronari më i mirë në botë” e më pas një tjetër koment “The Best” të shoqëruar me tre zemra blu, ngjyrat e klubit.
Nuk kanë vonuar reagimet ndaj tij dhe më i forti ishte ai i deputetit laburist, Chris Bryant. 60-vjeçari është parlamentar i zgjedhur rregullisht që prej vitit 2009 dhe sot ai reagoi shumë ashpër ndaj ish kapitenit anglez.
“Unë mendoj John Terry se duhet ta ndalosh menjëherë. Populli ukrainas po bombardohet, po qëllohet dhe po vritet ndërkohë ti feston (lartëson) Abramovich”, ishte komenti i laburistit Bryant që ka tërhequr menjëherë edhe vëmendjen e tifozëve./Ora News/.