Ukrainasit publikojnë videon: Droni ynë që kushton 500 dollarë shkatërron tankun rus që vlen 4.5 milionë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Videoja e publikuar nga ministria ukrainase e Mbrojtjes, shfaq momentin kur tri fluturake pa pilot të ukrainasve që kapin vlerën e 500 dollarëve, arrijnë të shkatërrojnë tankun rus T-90 që kushton 4.5 milionë dollarë, shkruan Business Insider.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka shpërndarë videon në platformën X që dikur njihej si Twitter, ku thuhet se operacioni është kryer nga brigada e 3-të në lindje të qytetit Bakhmut.

Në sulm morën pjesë tre dronë që kishin eksploziv u tha ndër tjera nga ministria e Mbrojtjes e Kievit.

Bëhet fjalë për dronët që secili kushton rreth 500 dollarë, që arritën ta hedhin në erë tankun rus, transmeton Telegrafi.

Videoja një minutëshe shfaq dy ushtarë ukrainas duke qëndruar të ulur në një hapësirë, dhe nga distanca operojnë me dronët.

Ata godasin tankun dy herë me dronë, që duket se po tentonte të fshihej nën pemë.

“Djalosh, tanku ik”, thotë njëri ngas burrat në video, para se droni i tretë të godet dhe shkatërrojë plotësisht tankun rus.

Share This Article