Ukrainasit shkatërrojnë njësinë speciale të ushtrisë ruse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka shkatërruar këto ditë njësinë speciale të ushtrisë ruse, duke arritur t’ia konfiskoj një sasi të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake dhe municion.

Në profilin zyrtar në Facebook të Forcave të Armatosura të Ukrainës, shihet se bëhet fjalë për njësinë speciale e ashtuquajtur “për luftime elektronike”, transmeton Telegrafi.

 “Disa ditë më parë, ushtarët e një brigade të forcave të armatosura ukrainase shkatërruan njësinë për luftime elektronike të ushtrisë ruse. Kjo njësi është ruajtur nga njësitë e një brigade ruse”, thuhet në kumtesën e ukrainasve.

Në fotografitë e publikuara, mund të shihen imazhe me përmbajtje të rëndë siç janë trupat e ushtarëve rusë të vrarë dhe pajisje teknologjike, e armë që i konfiskuan ushtarët ukrainas.

Share This Article