Ukrainë-Rusi: Të premten pritet marrëveshja për grurin e bllokuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar një krizë globale të grurit, pasi miliona tonë grurë kanë mbetur të bllokuar në portet e Ukrainës.

Sa i përket kësaj, të premtën Ukraina dhe Rusia pritet të nënshkrujanë një marrëveshje në shtetin turk, për lehtësimin e kësaj krize globale të grurit.

Kjo do të ishte marrëveshja më e madhe midis palëve ndërluftuese që nga pushtimi rus në Ukrainë në shkurt të këtij viti, njofton AFP.

“Marrëveshja e eksportit të drithërave,është jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurinë globale të ushqimit, kjo do të nënshkruhet në Stamboll të premten nën kujdesin e presidentit Erdogan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së z. Guterres së bashku me delegacionet ukrainase dhe ruse,” ka thënë zëdhënësi i liderit turk, Ibrahim Kalin në një postim në Twitter.

Deri në 25 milionë tonë grurë dhe drithëra të tjera janë bllokuar në portet e Ukrainës nga anijet luftarake ruse dhe minat tokësore që Kievi ka vendosur për të shmangur një sulm rus të papritur.

Share This Article