• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Ukrainë: Valë shkarkimesh pas korrupsionit në ushtri

Ukrainë: Valë shkarkimesh pas korrupsionit në ushtri

by albnews
20 August, 2023
in Bota
0
4
VIEWS

“Po shkarkojmë të gjithë komisarët ushtarakë rajonalë. Ky sistem duhet të drejtohet nga njerëz që e dinë me saktësi, se çfarë është lufta dhe pse cinizmi dhe korrupsioni në luftë paraqesin tradhti. Atyre luftëtarëve që ishin në front ose nuk mund të jenë më në llogore, për shkak se janë plagosur apo kanë humbur gjymtyrë, por kanë ruajtur dinjitetin dhe nuk janë cinikë, atyre mund t’ua besosh sistemin e rekrutimit”, u shpreh presidenti Volodymyr Zelensky, pas takimit tëKëshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare, ku u mor vendimi.

Ky vendim u parapri nga një kontroll i zyrave rajonale të rekrutimit të ushtrisë ukrainase. Sipas të dhënave hetimore të Zyrës Shtetërore të Hetimit janë hapur 112 procese hetimore kundër përfaqësuesve të këtyre zyrave, 33 raste janë nën dyshimin e korrupsionit, 15 persona janë akuzuar.

Javët e fundit Ukraina është tronditur nga disa skandale, ku të përfshirë kanë qenë drejtues të zyrave të rekrutimit. Kështu ish-komisari ushtarak i Odesas, Jevhen Borisov akuzohet, për pasurim ilegal në vlera milionëshe dhe shkelje të ligjeve të detyrimit ushtarak. Gazetarët kanë zbuluar, se të afërm të Borisov që nga fillimi i luftës në Ukrainë kanë blerë imobilje në Spanjë dhe makina të shtrenjta. Pas publikimeve, Borisovi u shkarkua nga detyra, u arrestua dhe ndodhet në proces.

Ndërsa në një kontroll tjetër doli, se komisari ushtarak i rajonit të Transkarpateve kishte angazhuar ushtarët për ndërtimin e shtëpisë së tij. Në Rivne, drejtuesi i një zyre rajonale kishte keqtrajtuar vartësit. Po ashtu u arrestua edhe drejtuesi i një zyre rajonale në Donjeck. Sipas hetimeve, rekrutët e kësaj zyre paraqiteshin sikur i bashkangjiteshin një brigade luftimesh, por realisht ata nuk kishin marrë pjesë asnjëherë në luftime dhe vazhdonin të merrnin pagën e caktuar. Në zyra rekrutimi në Kiev dhe 10 rajone të tjera u zbuluan raste, ku shiteshin raporte mjekësore për paaftësi në shërbim ushtarak.

Opozita në parlament ka kërkuar nga presidenti ukrainas të bëjë publike kriteret, në bazë të të cilave janë shkarkuar komisarët ushtarakë. Irina Heratshenko nga grupi parlamentar “Solidaritet Europian” do të dijë pse janë shkarkuar të gjithë. “Nëse të gjithë kanë marrë ryshfet dhe kanë qenë pjesë e veprimeve ilegale, atëherë ata nuk duhet vetëm të shkarkohen të gjithë, por edhe të arrestohen”, shkroi ajo në Telegram. Zelenski ka bërë fjalë për arrestime, por jo për të gjitha rastet.

Politologu Volodymyr Fesenko nga Qendra për Studime Politike të Avancuara, “Penta”, thotë se është opinioni publik ai që dëshiron ndërrimin e komisarëve ushtarakë dhe Zelensky e plotëson këtë me sukses. Sipas tij presidenti ka shpresë tek ata që kanë përvojë luftarake dhe që duhet të bëhen “roje morale kundër korrupsionit në sistem”. Në të njëjtën kohë, thekson eksperti, nuk bëhet fjalë për një reformë, dhe shteti nuk ofron dot mbrojtje të plotë nga korrupsioni. “Madje edhe për njerëzit e rinj do të jetë e fortë joshja. Ka poste lukrative, sepse shumë njerëz përpiqen të blejnë mundësinë për të mos shkuar në luftë.”

Ndërrimi i komisarëve ushtarakë është i nevojshëm por jo i të gjithëve njëkohësisht, sipas Hlib Kanevskij nga Qendra kundër Korrupsionit, Statewatch. Kjo do të “frenonte” sistemin e rekrutimit për të paktën tre muaj, thotë ai. “Të zëvendësosh të gjithë drejtuesit e vjetër me të rinj, sjell pikë plus për një kohë të shkurtër, sepse presidenti përmbush dëshirën për drejtësi. Por kur sistemi humb kaq shumë forca drejtuese njëkohësisht, kjo ka efekte negative në punë.” Sipas Kanevskij duhen bërë verifikime të brendshme dhe të fillohet me masa kundër korrupsionit, që sistemi i rekrutimit të punojë në mënyrë transparente.

Ljubov Halan nga qendra për të drejtat e njeriut, “Prinzip”, që mbështet ushtarët nga ana ligjore, beson, se korrupsioni edhe tek forcat e reja mund të luftohet vetëm me transparencë. “Nuk duhet të hetohen vetëm raste të veçanta, por nevojitet një reformim i sistemit, sepse kjo ndikon tej mase në perceptimin e mobilizimit ushtarak në shoqëri dhe atmosferën mes atyre që luftojnë ndërkohë. Në një kohë që një pjesë shpëtojnë nga rekrutimi duke e blerë me pak para, të tjerë janë në llogore. Kjo të zemëron, është e padrejtë dhe shkatërron besimin tek shteti”, thekson Halan. Në sistemin e rekrutimit nevojitet një menaxhim eficient elektronik i dokumenteve. Regjistri për rekrutët e thirrur në luftë duhet të jetë i lidhur me regjistra të tjerë elektronikë për të luftuar korrupsionin.

Previous Post

Lajmet për dërgimin e ujit të Syrit të Kaltër drejt Italisë pas pushimeve të Melonit në Vlorë, deputetja e PD: Do të ishte çmenduri dhe papërgjegjshmëri

Next Post

Spanja kampione bote për femra, thyen në finale Anglinë

albnews

albnews

Related Posts

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën
Bota

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën

14 May, 2025
Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia
Bota

Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia

14 May, 2025
Next Post
Spanja kampione bote për femra, thyen në finale Anglinë

Spanja kampione bote për femra, thyen në finale Anglinë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM