Ukraina përsëriti për të disatën herë thirrjen drejtuar Perëndimit se ka nevojë për armë dhe se pa to nuk mund të përballojë ofensivën ruse dhe për një kohë shumë të gjatë.
Këshilltari i presidentit Zelensky, i cili është dhe drejtuesi i ekipit negociator ukrainas shprehu shqetësimin për progresin e ngadaltë të transferimit të armëve nga Bashkimi Europian.
Përmes një postimi në Twitter, Mykhailo Podolyak tregon se Ukraina nuk ka marrë armët që ka kërkuar nga BE dhe ato duan shumë kohë që të mbërrijnë.
Ai përmes rrjeteve sociale ka treguar procedurat e stërzgjatura se si arrijnë armët tek ukrainasit.
1. Ukraina i kërkon armë Evropës;
2. Evropianët dërgojnë kërkesën në qeveritë e tyre;
3. Evropa i jep armë Ukrainës, jo ato që kërkon;
4. Armëve u duhet shumë kohë për të arritur në destinacion;
“Demokracia nuk do të fitojë duke luajtur këtë lojë. Ukrainasit kanë nevojë për armë. Jo brenda një muaji. Tani”, ka shkruar ai.
Të njëjtin shqetësim kanë ngritur orët e fundit dhe zyrtarët amerikanë të sigurisë, të cilët i frikësohen idesë së Ukrainës po i mbarojnë armët.