Indeksi mujor për çmimet botërore të ushqimeve ra në mënyrë drastike në muajin korrik, me 8.6 përqind krahasuar me qershorin.
Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, kjo është rënia më e madhe në një muaj të vetëm që prej 2008-ës. Sipas organizatës, tkurrja e çmimeve të ushqimeve erdhi pas arritjes së marrëveshjes në muajin korrik, për rifillimin e ekspertëve të drithërave në Ukrainë dhe pas ndërhyrjeve në zinxhirin global ushqimor, çka ndihmoi në lehtësimin e presionit në çmime.
Indeksi i çmimit ushqimor, i cili mat ndryshimet mujore në çmimet ndërkombëtare të produkteve të shportës ishte 140.9 pikë në korrik, e megjithatë indeksi vijon të jetë ende 13.1 përqind më i lartë krahasuar me nivelet një viti më parë.
Sipas indeksit 5 komponentë kryesor shënuan rënie në muajin korrik, me në krye vajin e perimeve çmimi i të cilit u tkurr me 19.2 përqind dhe, grurin e drithërat që ranë me 11.5 përqind. E megjithatë ekspertët thonë se ka ende pasiguri, kryesisht për shkak të të dhënave të zymta të ekonomisë globale dhe çmimit të lartë të fertilizuesve qe mund të ushtrojnë presion ekstrem ndaj sigurisë ushqimore.
Indeksi i FAO mbështet në çmimet botërore të 23 kategorive ushqimore duke mbuluar 73 produkte të ndryshme në bazë vjetore.