Edhe në Spanjë duket se numri i viktimave nga Covid-19 po ulet ndjeshëm. Gjatë 24-orëve të fundit në këtë shtet janë konfirmuar 185 viktima të prekur nga Covid-19.
Ndërkohë po gjatë 24-orëve të fundit në të gjithë Spanjën janë infektuar me koronavirus 867 persona duke e çuar në total numrin në mbi 219 mijë.
Deri më tani Spanja numëron 25613 viktima që u prekën nga Covid-19.
Sipas autoriteteve në Spanjë kjo është dita e tretë radhazi që në Spanjë numri i vdekjeve ditore bie nën 200.