Ulet numri i të punësuarve në industrinë e Maqedonisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar – dhjetor të vitit 2025 krahasuar me periudhën janar – dhjetor të vitit 2024, është zvogëluar për 3,5 për qind, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Ndërkaq, numri i të punësuarve në industri në dhjetor vitin e kaluar, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024 është zvogëluar për 2,8 për qind.

Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit dhjetor të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie për 6,0 për qind, në sektorin Industria përpunuese për 2,7 për qind, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0,5 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit dhjetor të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 2,5 për qind, Prodhimet kapitale për 4,3 për qind dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 3,3 për qind dhe Produktet intermediare, përveç energjisë, për 1,8 për qind, ndërsa rritje vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4,0 për qind.

Share This Article