Ulet numri i viktimave në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar një ulje të ndjeshme të numrit të viktimave si pasojë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit raportohet se 285 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 27 967 bilancin total të humbjeve të jetë në vendin fqinj.


Të infektuarit e rinj nga koronavirusi në ditën e fundit kanë qenë rreth 1800 për një total prej 205 mijë personash të prekur nga pandemia.

Situata paraqitet e përmirësuar dhe në Lombardi, ku autoritetet shëndetësore tregojnë për një ulje të ndjeshme të të gjitha të dhënave nga të sëmurët e rinj, viktimat apo të shtruarit në spital. Sipas të dhënave në Lombardi, vendi që konsiderohet dhe vatra e pandemisë në Itali, në 24 orët e fundit janë regjistruar 93 viktima.

Share This Article