Ulet vaksinimi ndaj fruthit, ISHP: Më i rrezikshëm se Covid, shkakton vdekje te fëmijët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prindërit po hezitojnë t`u bëjnë fëmijëve edhe vaksinat e detyrueshme të kalendarit. Shqetësimi vjen nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik të cilët po vënë re ulje vaksinimit, kryesisht ndaj fruthit në moshën 1-vjeçare.

Sipas tyre refuzimi i kësaj vaksine ka ndodhur për shkak të pandemisë dhe frikës së autizimit.

“Fruthi ka rënë nën 95%, ndoshta frika e autizmit është një element, por edhe vaksinimi masiv ka luajtur rolin e vet në lidhje me dyshimet dhe ankthet që prindërit mund të kenë. Ka prindër që nuk vaksinohen as vetë ndaj Covid dhe nuk vaksinojnë as fëmijët ndaj Fruthit. Vaksina e fruthit nuk ka asnjë lidhje me autizmin, kjo nuk është provuar asnjëherë në asnjë vend”.

Silva Bino shefe për Sëmundjet Infektive në ISHP u bën thirrje prindërve mos neglizhojnë vaksinimin, pasi fruthi është shumë më i rrezikshëm se Covid-19.

“Të vaksinohemi se shpërthimet  fruthit prekin fënijët dhe të pvaksinuarit pavarësisht moshës së tyre dhe shkaktojnë vdekje”.

Para pandemisë së koronavirusit, Shqipëria u përball më shpërthime të fruthit, sëmundje që infektoi dhjetëra fëmijë të pavaksinuar duke shkaktuar dhe humbje jete.

Share This Article