Ulja e rasteve me Covid-19, Dreshaj akuzon Qeverinë për mashtrim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se raporti i djeshëm i IKSHPK-së ku paraqiten rastet me Covid-19 është i modeluar.

Sipas tij është zvogëluar numri i testimeve, që rrjedhimisht ulet edhe numri i rasteve të reja.

Ai tutje u shpreh që sipas përqindjeve, nuk ka ndonjë dallim të madh krahasuar me ditën e djeshme.

”Këto gjëra me siguri kanë një prapavijë e cila nënkupton 11 ditë që e kanë blloku vendin dhe ndoshta tentojnë që pas 11 ditëve të kemi një liberalizim të lehtë, ose ndoshta udhëtimi i pushtetarëve tanë në Shqipëri të mos i përshkruhet asaj që do të arrihet tek incidenca brenda”, tha ai në Kanal 10.

Ndryshe, dje në vend nga 3208 testime, 345 raste dolën pozitivë me Covid-19, 518 pacientë u shëruan dhe 8 persona humbën jetën.

Share This Article