Ulje e të ardhurave të gjigantëve të naftës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dymbëdhjetë kompanitë kryesore botërore të prodhimit të naftës regjistruan rënie në të ardhurat totale të tyre në tremujorin e tretë të vitit 2019, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kompanitë amerikane ExxonMobil, Chevron, ConocoPhillips, Halliburton, Schlumberger, Baker Hughes, ato të Britanisë së Madhe “British BP”, Holandës, “Royal Dutch Shell”, kompania franceze “Total S.A.”, italiane “Eni”, ruse “Rosneft” dhe norvegjezja “Equinor” regjistruan rënie në të ardhurat e tyre kolektive neto me 56,2 % krahasuar me vitin e kaluar.

“Këto 12 kompani patën rënie të të ardhurave neto totale në 14,24 miliardë dollarë në periudhën korrik-shtator të vitit 2019, nga 32,51 miliardë dollarë gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2018”, sipas të dhënave.

Gjigantët e naftës gjithashtu kanë regjistruar rënie të të ardhurave të tyre kolektive në 319.74 miliardë dollarë në tremujorin e tretë të këtij viti, nga 366,62 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rënie prej 12,8 për qind.

Ndër 12 gjigantët e energjisë, “Royal Dutch Shell” ishte kompania që regjistroi të ardhurat më të larta neto në periudhën korrik-shtator të vitit 2019./ATSH/ 

Share This Article