Në zonat e thella të qarkut te Dibres, temperaturat shënojne -16°c .
Njesia Lurë është e bllokuar dhe nuk levizet drejt Peshkopisë por vetëm nga Rrësheni, pasi lartësia e borës vjen nga 30 deri në 50 cm. Po kështu ka probleme edhe në njësië Sllovë, Zall-Reç këto njësi janë e të bllokuara nga prezenca e akullit dhe bora.
Probleme ka dhe njesia Kala e Dodës , disa fshatra te izoluara, probleme ka edhe ne zonen e Gollobordes si Trebishti dhe Ostreni. Ndërsa rruga nacionale nga Peshkopia drejt Tiranës levizet pa problem. Kukës -Peshkopi lëvizet vetëm me zinxhir.
Ura e Çerenecit-Librazhd lëvizet me zinxhir.
Rruga e Arbrit është e kalushme. Përsa i përket mungeses së energjisë elektrike njësia Lur, Zall-Reç, Sllovë, mungon energjia elektrike prej 24 orësh. Një pjesë e qytetit të Peshkopisë ka mungesë të ujit të pijshëm nga ngrica.