Ulqini ka numrin më të madh të rasteve me coronavirus në Mal të Zi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Malin e Zi, numri më i lartë i të infektuarve me coronavirus për 100 mijë banorë u regjistrua në Ulqin, Budva dhe Tivat.

Në Ulqin, 3,388 persona të infektuar për 100 mijë banorë janë regjistruar në 14 ditët e fundit, në Budva 2,674 dhe në Tivat 1,699.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, nëntë persona vdiqën si rezultat i infeksionit me virus gjersa u regjistruan 764 raste të reja pozitive të infeksionit.

Mbi 270 pacientë me coronavirus aktualisht janë duke u trajtuar në spitalet në Mal të Zi.

Që nga fillimi i ngjarjeve epidemike (mars 2020), numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit është 112.500. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin ka shkuar në 1,704. 

Share This Article