“Unaza e Re”, Teliti: Historisë mafioze të korrupsionit ndërkombëtar i shtohet edhe tmerri i trafikut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për shkak të punimeve në nyjen “Shqiponja”, duke nisur nga dita e sotme do të ketë një riorientim të qarkullimit të automjeteve, të cilat hyjnë dhe dalin nga Tirana.

Për automjetet e emergjencave do të ketë një rrugë alternative, ndërsa u është bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të aksesojnë rrugët alternative për të hyrë në Tiranë, siç është rruga Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë ose rruga që kalon përmes Ndroqit.

Por lidhur me këtë zhvillim reagon edhe shefi i kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti, i cili i rikthehet edhe një herë projektit të “Unazës së Re”.

Sipas tij, historisë mafioze të korrupsionit ndërkombëtar të Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe DH Albania i shtohet edhe ai i trafikut.

Për qytetarët që u duhet të dalin apo të hyjnë në Tiranë fillon tmerri i vërtetë i trafikut. Tmerri i trafikut i shtohet historisë mafioze të korrupsionit ndërkombëtar të ER, Damian Gjiknurit dhe DH Albania. 48 milion euro i ka taksur ER dhe Damian Gjiknuri shtrimit të asfaltit në një segment vetëm 2.2 km të gjatë.

Të tre lotet e projektit u fituan pa garë me pothujase 100% të vlerës limit të tenderave, ku gjithmonë merrnin pjesë 2 firma dhe njëra nuk jepte ofertë financiare.

Historia mafioze e Unazës së Re ngrihet mbi dramën e qindra familjeve që mbetën pa strehë për të mos prekur projektin e kullave të Edmond Begos. Një aferë ndërkombëtare 48 milion € që u mbyll me vetëm një të dënuar, një recepsionist 26 vjeçar që u bë kurban për një grusht para“.

Ja si devijon trafiku duke nisur nga sot:

Share This Article