“Unë e kam bërë këtë Big Brother”- Gazi flet pas eliminimit, komenton dhe Julin: Më shiti, kam skanuar sjelljet e tij dhe…

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazmend Ujkashi, pas eliminimit nga Big Brother Vip 3, ku qëndroi për 44 ditë, ka folur për lojën e tij, por dhe ka komentuar debatin e ditëve të fundit me Jul Dedën.

Gazi tha se Juli e shiti dhe se nuk e kuptoi pse ai e quajti besëprerë, kur paktin që kishin bërë bashkë, e kishte respektuar deri në fund.

I ftuar në ‘Ftesë në 5’, ish-konkurrenti pati dhe një përplasje me të ftuarit, në lidhje me mënyrën sesi është interpretuar loja e tij gjatë qëndrimit në shtëpinë vip.

Pjesë nga diskutimi:

Gazi: Kur je në karrige ti nuk e di si luhet loja brenda. Unë i kam të gjitha të qarta. Vetë Juli kur i tha Arbri që duhet të bëni humor jo vetëm debate, ai tha që e kemi bërë.

Eduart Deda: Si filozofi ti ishe lojtar i jashtëzakonshëm, por në momentin që del… dhe tha në prime jam censuruar

Gazi: Unë nuk thash këtë, në prime është parë e arsyeshme të shihet një sherr

Eduart Deda: Ti je i palumtur sot që ke dale, ndërkohë që duhet të ishe i lumtur.

Gazi: Jo nuk është e vërtetë.

Eduart Deda: Ai thotë që nuk janë transmetuar

Balina Bodinaku: Unë nuk mendoj se doje të dilje mbrëmë

Gazi: Unë doja të dilja mbrëmë

Eduart Deda: Ti u zemërove shumë dhe nise direkt konfliktet me Julin. Problemi kryesor i yti, që vijmë edhe tek gjëja tjetër pse ke dalë sot, interpretimi është i gjithi.

Gazi: Unë jam mërzitur me videon, sepse u dha vetëm e imja. Kur unë kam pasur debatin më të fortë me Ilnisën, Juli më ka shitur në prime. Ai tha se Gazi është besëprerë, unë Ilnisën e kisha kryqëzuar, ndërsa ai më shiti. Të nesërmen i thashë hajde bëjmë xhiron, dhe i kërkova të ma shpejtonte. I thash ku jam unë dhe ku është Ilnisa në marrëdhënie me ty. Ai iu shmang, nuk ma tha. Atëherë i thash, po bën lojtarin. Direkt kam ndenjur duke skanuar sjelljet e tij.

Balina Bodinaku: Deri diku jam në një mendim me ty.

Gazi: Pastaj kam bërë katër orë debat me Julin dhe e mora vesh idenë e tij. Aty bëmë divorc i thash. Më pas kur do pija të nesërmen në mëngjes kafe, dëgjoja në kor ‘injoroje’. Ilnisës i kam thënë që unë po të gjeta një moment keq, do të të hedh.

Balina Bodinaku: Nuk shfaqej shumë kjo o Gazi.

Gazi: Ilnisa ishte në një krizë të paparë nervore. E kuptoni ju. Unë e kam bërë këtë Big Brother.

Balina Bodinaku: Ti iu ktheve Julit kundër në momentin që kishte nën ombrellë 80% të shtëpisë. Në atë moment u gjete pa lojë.

Ols Abazi: Nëse je lojtar je vetëm fitues, nëse bëhesh njeri humb në atë lojë.

Bieta Sulo: Unë mendoj që Gazi e ka tek pjesa pse e quajti besëprerë

Gazi: Po pse më quajti ashtu kur unë i qëndrova besnik paktit që bëmë me Julin brenda shtëpisë.

Share This Article