Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim nga Specialja.
Protesta është organizuar nga Nuredin Gashi, ish-luftëtar i UÇK-së, ndërkaq protestuesit me vete kanë pasur flamujt kombëtar e po ashtu edhe parulla me mbishkrimin “Unë jam veç çlirimtar, kështu më deshi lira”, transmeton Telegrafi.
Protestuesit deklaruan se kërkojnë lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit si dhe i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të reagojë për ish-komandantët që janë në Hagë.
Të tilla protesta në përkrahje të komandantëve të UÇK-së, janë organizuar edhe më herët. /Telegrafi/