“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të Ramës, ky i fundit ka zgjedhur që të mos qëndrojë në heshtje.

Basha tha se prej dy muajsh Rama i ka dërguar ndërmjetës çdo ditë për të bërë pazare. “Ti kryeministër dhe unë president”, ishte ky propozimi i Ramës për Bashën, që kreu i demokratëve e tha sot publikisht.

E ndërsa kreu i qeverisë ia kthen se populli është i mençur dhe di kë të zgjedhë.

“Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja. Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe, e lëri sharjet e kërcënimet, sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!”.

Share This Article