ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 18 hours ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 23 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 1 day ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 1 day ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 1 day ago
Next
Prev
Home Bota

UNESCO ngre alarmin: Në dy vitet e fundit, çdo katër ditë vritet nga një gazetar

albnews by albnews
2 November, 2024
in Bota
0
UNESCO ngre alarmin: Në dy vitet e fundit, çdo katër ditë vritet nga një gazetar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një gazetar është vrarë çdo katër ditë në dy vjetët e fundit, sipas raportit më të ri të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Kulturë dhe Shkencë (UNESCO).

Raporti është publikuar të shtunën në ditën kur shënohet Dita ndërkombëtare për dhënie fund të pandëshkueshmerisë për krimet kundër gazetarëve.

RelatedPosts

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dënohet me 5 vite burg

Grabitje spektakolare! Hajdutët e armatosur marrin 1 mln $ bizhuteri në argjendari

Danimarka në alarm, shfaqen sërish dronë, mbyllen 4 aeroporte

Prej 162 vrasjeve të gazetarëve më 2022 dhe 2023, të verifikuara nga organizata me bazë në Paris, më shumë se gjysma janë kryer në një shtet të prekur nga konflikti i armatosur.

Shumë profesionistë të mediave kanë vdekur nëpër vendlindjet e tyre, sipas raportit.

Ata që kanë vdekur në shtetet pa konflikte, janë vrarë për shkak të fokusit në krim të organizuar dhe korrupsion, apo duke raportuar prej protestave, sipas raportit që publikohet çdo dy vjet, dhe analizon sigurinë e gazetarëve në mbarë botën.

Në raport është thënë se 162 vrasjet e verifikuara të gazetarëve më 2022-23 përbëjnë “rritje prej 38 për qind në krahasim me periudhën paraprake, kur UNESCO ka regjistruar 117 raste të vrasjeve. Kjo periudhë përbën edhe numrin më të madh të vrasjeve prej periudhës 2016-2017”.

“Këto krime nuk mund të mbesin pa u ndëshkuar”, ka thënë drejtoresha e UNESCO-s, Audrey Azoulay, përmes një deklarate.

Numri me më së shumti gazetarë të vrarë më 2022 ka qenë Meksika, me 19 raste, derisa më 2023, numri më i madh i gazetarëve të vrarë, 24, është regjistruar në territoret palestineze, ka thënë UNESCO.

Sipas raportit, Amerika Latine dhe Karaibet, si dhe shtetet arabe, janë rajonet me numrin më të madh të gazetarëve të vrarë.

Sipas gjetjeve të raportit, për shumicën e vrasjeve askush nuk është mbajtur përgjegjës.

UNESCO-ja ka thënë se shkalla globale e pandëshkueshmerisë më 2024 ka shkuar në 85 për qind, një ulje e vogël në krahasim me 89 për qind më 2018 dhe 95 për qind më 2012./ REL 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result