UNICEF: Çdo 11 minuta një i ri vetëvritet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shifrat po bëhen gjithnjë e më shumë alarmante, thotë Zeynab Hiyazi, bashkautore e studimit për të rinjtë dhe vetëvrasjet në gjirin e tyre.

Sipas një studimi të UNICEF-it, një në shtatë fëmijë dhe adoleshent të moshës nga 10 deri 19 vjeç në botë, jeton me çrregullime mentale të diagnostifikuara.

”Kjo sjellje përfshin probleme, shqetësime dhe depresion, disa prej të cilave janë aq serioze sa të prekurit ngrenë duart drejt vetes. Kjo do të thotë se një i ri vetëvritet çdo 11 minuta”, thekson ekspertja e UNICEF-it për shëndetin mendor.

”Pothuajse 46 000 të rinj vetëvriten çdo vit. Vetëvrasja është një nga pesë arsyet më të shpeshta për vdekjet te grupmoshat prej 15 deri në 19 vjeç. Ndërkohë, arsyet kryesore të vdekjeve të tyre janë aksidentet, tuberkulozi ose dhuna”, shton ajo.

Në hulumtimin e zbatuar në 21 vende, një në pesë djem ose vajza të moshës nga 15 deri në 24 vjeç ndjehej në depresion.

”Pasojat e pandemisë së koronavirusit janë maja e ajsbergut që ka ekzistuar më parë”, paralajmëron drejtoresha e ekzekutive e UNICEF-it, Henriet Fore.

Share This Article