“United Airlines” pritet t’i largojë nga puna afër 600 punëtorë të pavaksinuar

albnews
By
1 Min Read

Së paku 600 punëtorë të kompanisë ajrore “United Airlines” pritet që t’i humbin vendet e tyre të punës për shkak se nuk e respektuan kërkesën për vaksinim kundër COVID-19. Shumica e 67 mijë punëtorëve i kanë dorëzuar certifikatat e tyre të vaksinimit para afatit të së hënës.

Shefat e kompanisë e kanë cilësuar si vendim shumë të vështirë largimin e punëtorëve që refuzuan të vaksinoheshin. Kompania me seli në Chicago, që prej gushtit e kishte bërë të obligueshëm vaksinimin. Të gjithë punëtorët janë detyruar që të dorëzojnë një kopje të certifikatës së vaksinimit, mirëpo 593 punëtorë kanë refuzuar që të vaksinohen dhe nuk kanë bërë kërkesë për t’u përjashtuar nga kërkesa për vaksinim për shkaqe fetare ose shëndetësore. Disa prej punëtorëve mund të vazhdojnë punën nëse janë vaksinuar, por nuk kanë dorëzuar kopjen e certifikatës, ose nëse janë vaksinuar para kërkesës zyrtare të kompanisë. Nga obligimi për vaksinim janë liruar 2 mijë punëtorë, të cilëve u është miratuar arsyetimi për mosvaksinim.

Share This Article